
Introspeksion
Arkitektura e Vetes
Introspeksioni është shtylla e parë dhe themeli i çdo ndërtimi të vërtetë njerëzor. Para se të ndërtosh diçka jashtë vetes, duhet të kuptosh çfarë ndodhet brenda. Vetëm kështu filozofia kthehet nga teori në mekanikë.
Njeriu që nuk e njeh veten, vepron me reagime. Ai që e njeh veten, vepron me zgjedhje. Dallimi midis këtyre dy mënyrave të ekzistencës është dallimi mes kaosit dhe arkitekturës, mes zotërimit të vetes dhe kur të zotërojnë të tjerët.
Në H6 Introspeksioni do të trajtohet përtej konceptit të reflektimit të rëndomtë. Është proçes i disiplinuar i vëzhgimit të brendshëm, i besimeve, i modeleve mendore, i frikave, i zakoneve, i reagimeve automatike. Qëllimi nuk është të dish 'kush je' si etiketë, por të kuptosh 'si funksionon' sistemi i brendshëm vetjak. Nëse kuptohet, mund të ndryshohet.
Shumë njerëz kanë shumë informacion por pak vetëdije. Lexojnë, dëgjojnë, konsumojnë, por nuk vëzhgojnë veten. Kjo krijon një hendek mes asaj çfarë dinë dhe asaj çfarë bëjnë. Introspeksioni e mbyll këtë hendek.
Praktikisht, introspeksioni fillon me pyetje. Pyetje të thjeshta, por të thella: Pse reagova kështu? Çfarë besoj realisht për këtë? Kjo ndjesi, çfarë po më tregon? Nga vjen ky zakon? Cilat situata më ndezin automatizimin?
Njeriu që i bën këto pyetje rregullisht dhe me sinqeritet ndërton gjatë kohës një hartë të brendshme. Kjo hartë i lejon të lëvizë me drejtim, jo vetëm me impuls.
H6 trajton introspeksionin si çelës të arkitekturës personale. Pa të, 5 shtyllat e tjera mbeten sipërfaqe. Me të, çdo ndryshim bëhet i qëndrueshëm sepse ka rrënjë. Të gjithë njerëzit e suksesshëm që mund të mendosh, e kanë mjeshtëruar introspeksionin.
Njeriu i ri nuk është ai që ka shumë njohuri. Është ai që njeh veten mjaftueshëm për të vepruar me qëllim. Guxo të dish kush je. Ky është hapi i parë.