
Teknologji
Levë Inteligjence
Teknologjia është levë inteligjence. Ajo zgjeron kapacitetin njerëzor për të ndërtuar, analizuar, komunikuar dhe operuar në kompleksitet. Por si çdo levë, efektiviteti i saj varet totalisht nga ai që e mban, nga qëllimi, strategjia dhe vetëdija e operatorit.
H6 trajton teknologjinë si mjet, përtej entuziazmit dhe fanatizmit. Mjete që kur përdoren me vetëdije dhe strategji, rrisin eksponencialisht kapacitetin veprues të individit. Mjete që, të përdorura pa drejtim, amplifkojnë konfuzionin po aq sa edhe inteligjencën.
Inteligjenca artificiale ka ndryshuar terrenin. Sot, shumë gjëra që dikur kërkonin vite specializimi mund të aksesohen, automatozohen apo augmentohen me AI. Kjo krijon mundësi të jashtëzakonshme, por edhe presion të ri. Diferencimi nuk vjen nga aksesi në informacion, por nga cilësia e mendimit.
Automatizimi i proçeseve është dimensioni i dytë. Njeriu i formuar nuk dëshiron të shpenzojë energji në gjëra që mund t'i bëjë një sistem. Ai dëshiron të fokusojë kapacitetin e tij kognitiv aty ku ndikon realisht. Në strategji, kreativitet dhe vendimmarrje.
Infrastruktura dixhitale është e treta. Si ndërton praninë tënde, si komunikon, si menaxhon projektet. Këto janë vendime strategjike që formësojnë kapacitetin operacional.
H6 nuk synon të krijojë 'teknikë'. Synon të krijojë njerëz që e kuptojnë teknologjinë mjaftueshëm për ta përdorur me sens. Nuk duhet të dish si të ndërtosh një algoritëm, duhet të dish kur dhe pse ta përdorësh atë. Përgjatë gjithë historisë së njerëzimit kemi patur një grup njerëzish me teknologji të zhvilluar që kanë dominuar mbi ata që kanë patur teknologji më primitive, pavarësisht numrit.
Teknologjia pa strukturë mendimi dhe drejtim strategjik është vegël e rrezikshme. Shtyllat e tjera të H6, introspeksioni, adaptimi, mirëqenia, rrjetëzimi, monetizimi, janë konteksti brenda të cilit teknologjia fiton kuptim dhe forcë.