
Monetizim
Kapaciteti Veprues
Monetizimi është shtylla e H6 që keqkuptohet më shpesh. Ta mohojmë menjëherë se nuk bëhet fjalë për 'si të bësh para shpejt', me teknika shitjeje agresive, apo me premtime të modave dixhitale. Kemi të bëjmë me transformimin e aftësive dhe vlerës reale në ndikim ekonomik të matshëm.
H6 nuk i kthen njerëzit në operatorë tregu, por i forcon si qenie. Efekti ekonomik është pasojë natyrale e formimit, jo qëllim i vetëm. Kur një individ ka qartësi të brendshme, adaptim strategjik, energji funksionale dhe rrjet të ndërtuar, monetizimi bëhet tjetër gjë: kapaciteti veprues i individit të formuar.
Vlera pa strukturë ekonomike mbetet potencial i parealizuar. Shumë individë kanë njohuri, aftësi dhe eksperiencë, por nuk dinë ta strukturojnë atë në diçka të shkëmbyeshme me vlerë ekonomike. Ky nuk është problem karakteri, është problem dizajni.
H6 trajton tre dimensionet e monetizimit: e para është njohja e vlerës reale që ke. E dyta është strukturimi. Si paketohet ajo vlerë në formë të shkëmbyeshme. E treta është pozicionimi. Si komunikon ajo vlerë tek ata që mund ta çmojnë.
Koncepti i leverage është qëndror. Leverage do të thotë: si me të njëjtin input prodhon output më të madh. Kodi, kapitali, njerëzit dhe media janë forma kryesore të leverage në ekonominë moderne.
Autonomia financiare nuk është qëllim sipërfaqësor, është kusht i lirisë. Pa kapacitet ekonomik të mjaftueshëm, vendimet e jetës janë të kufizuara nga presioni i mbijetesës. Varfëria ta kufizon lirinë.
Monetizimi në H6 do të mësohet si i pandarë nga vlerat. Ndërtimi i pasurisë mbi dëmin e tjetrit nuk është sukses, por zhvendosje e kostos në kohë. Ajo që duket fitim sot, shpesh kthehet në humbje nesër. Në reputacion, në besim, në stabilitet. Vlera e qëndrueshme nuk krijohet duke shfrytëzuar dobësitë e njerëzve, por duke zgjidhur probleme reale pa deformuar integritetin. Kur monetizimi shkëputet nga etika, sistemi bëhet i paqëndrueshëm: kërkon gjithmonë më shumë justifikime, më shumë manipulim, më shumë energji për të ruajtur një strukturë që nuk është ndërtuar mbi bazë të fortë. Në H6, monetizimi kuptohet si proçes i krijimit të vlerës që mund të mbajë peshë në kohë. Një tregues nëse vlera që pretendohet, ekziston vërtet. H6 nuk e ndan suksesin nga përgjegjësia, sepse çdo fitim që shkatërron ekuilibrin, në fund shkatërron edhe vetë fitimin.