6 Shtyllat
Mirëqenie
Shtylla 03

Mirëqenie

Kapitali Operacional

Pas — 6 Shtyllat
ShëndetPerformancëEnergjiBalancë Mendore

Mirëqenia përveçse luks, është edhe infrastrukturë. Pa bazë fizike dhe mendore të qëndrueshme, çdo strategji, çdo ambicie, çdo ndërtim mbetet teori. Trupi dhe mendja janë sistemi operativ. Nëse sistemi operativ ka dështime, asgjë tjetër nuk funksionon siç duhet.

H6 e trajton mirëqenien si kapital operacional, si kusht bazë për të punuar me cilësi. Energjia, fokusi, qëndrueshmëria emocionale, të gjitha këto nuk janë 'bonuse' të jetës, por janë lënda djegëse e çdo lloj performanceje.

Gabimi i zakonshëm është optimizimi i jetës rreth punës, duke lënë trupin dhe mendjen si 'burime të rinovueshme' pa kufizim. Në realitet, çdo sistem ka kapacitet. Dhe çdo sistem i shpenzuar pa u rimbushur zvogëlohet gradualisht. Një shprehje thotë: 'Kur je i shëndetshëm ke 100 probleme, por kur je i sëmurë, ke vetëm një problem'.

Mirëqenia, si e kupton H6, ka disa dimensione kryesore: gjumin cilësor si themeli i rigjenerimit; lëvizjen fizike si rregullator hormonal dhe kognitiv; ushqimin si karburant, jo vetëm kënaqësi; menaxhimi i stresit si aftësi e praktikueshme; dhe marrëdhënia me veten si qëndrim i brendshëm.

Nuk ka formulë universale. Çdo individ ka parametra të ndryshëm biologjikë dhe jetësorë. Por ka parime bazë që funksionojnë gjerësisht dhe detyra e H6 është t'i strukturojë këto parime në mënyrë të aplikueshme. Çdokush mund të zgjedhë praktikat që i përshtaten më mirë me rutinën, preferencat dhe gjendjen aktuale.

Lidhja mes mirëqenies dhe shtyllave të tjera është direkte. Vendimmarrja e dobët vjen shpesh nga lodhja, jo nga mungesa apo cilësia e informacionit. Produktiviteti i ulët vjen shpesh nga gjumi i pamjaftueshëm, jo nga mungesa e motivimit apo pengesa të pakapërcyeshme.

Njeriu i formuar nuk e trajton trupin si objekt, por si aleat. Kjo ndryshon gjithçka: nga mënyra si flet me veten, tek mënyra si strukturon ditën, tek mënyra si përballesh me presionin. Mirëqenia nuk duhet të jetë qëllim, por kusht.

H6